Kapitulli: 589. Vajtja e Pejgamberit a.s. për në haxh nga rruga e Shexheras
776.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. shkonte (për umre dhe haxh) nga rruga Shexherah dhe kthehej nga rruga Muar-ras dhe, sigurisht, sa herë që ai (a.s.) do të shkonte në Mekë, do të falej në Xhaminë Shexherah, ndërsa në kthim do të falej në Dhul-Hulejfa në mes të luginës, pastaj do ta kalonte natën atje deri në agim. (1533)
|