Kapitulli: 59. Një njeri që i mëson fenë skllaves dhe familjes së tij
83.
Ebu Musa r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Tre njerëz (tri lloje prej tyre) do të kenë shpërblim të dyfishtë: 1- një njeri nga Ithtarët e Librave të Parë (çifut apo i krishterë) i cili ka besuar në pejgamberin e tij (Musanë a.s. apo Isanë a.s.) dhe pastaj beson edhe Muhamedin a.s. (si të Dërguar, duke përqafuar Islamin); 2- një rob i cili përmbush detyrimet e veta ndaj Allahut dhe detyrimet ndaj pronarit të tij; 3- një pronar që ka një robëreshë, të cilën e edukon më së miri (sipas islamit), e mëson më së miri, pastaj e liron atë (i jep lirinë) dhe, në fund, martohet me të. Edhe për këtë njeri, pra, ka dy shpërblime." (97)
|