Kapitulli: 596. Çfarë rrobash duhet të veshë muhrimi (ai që hyn në gjendjen e ihramit) për rido (në mes e lart) dhe për izar (në mes e poshtë)
784.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Pejgamberi a.s. u nis nga Medina me shokët e vet pasi i krehu dhe i leu flokët me vaj (dhe) duke veshur dy çarçafë për ihram, një rida (në mes e lart) dhe një izar (në mes e poshtë). Ai nuk ndaloi askënd që të vishnin çdo lloj çarçafi për ihram, përveç atyre që ishin të lyer me shafran, pasi ato mund ta lënë erën në lëkurë. Kështu pra, në mëngjes Pejgamberi a.s. i hipi devesë së tij në Dhul-Hulejfa dhe vazhdoi derisa arriti në Bejda ku ai dhe shokët e tij shqiptuan telbijen dhe bënë ceremoninë e taklidit. Kjo qe me 25 të muajit Dhul- Ka'de (muaji i njëmbëdhjetë) dhe, kur arriti në Mekë, me 4 të muajit Dhul- Hixhxhe, ai (a.s.) bëri tavafin rreth Qabesë, pastaj kreu edhe sa'jin (ecjen në këmbë) mes (kodrave) Safa dhe Merva. Meqënëse kishte shënuar kurbanin e tij, ai (a.s.) nuk e përfundoi ihramin (por vazhdoi në atë gjendje). Pastaj u ngjit në vendet më të larta të Mekës afër haxhun duke vazhduar në gjendjen e ihramit për haxh dhe nuk iu afrua Qabesë pasi bëri tavafin (e parë) deri kur u kthye nga Arafati. Ndërsa ai a.s. urdhëroi shokët e tij të bënin tavafin rreth Qabesë, pastaj të kryenin sa'jin ndërmjet Safa dhe Merva, të shkurtonin flokët e kokës dhe të përfundonin kështu gjendjen e ihramit. Ky urdhër qe kështu vetëm për ata që nuk patën kurban me vete për ta kurorëzuar. Ata që i kishin gratë e tyre me vete, mund t7u afroheshin atyre (për të fjetur me to). Po kështu mund të përdornin erë të mirë si edhe të vishnin rroba të zakonshme. (Pastaj ata veshën ihramin për haxh ditën e tetë të Dhul-Hixhxhes dhe kryen haxhin temettn). (1545)
|