Kapitulli: 598. Falënderimi, lavdërimi dhe madhërimi i Allahut përpara shqiptimit të telbijes duke hipur në kafshën (mjetin) e udhëtimit
786.
Enesi r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. fali namazin e drekës në Medine katër rekatë, po kështu bëmë edhe ne duke qenë në shoqëri të tij, ndërsa pasditen dy rekatë në Dhul- Hulejfa. Natën e kaloi aty deri në agim, pastaj udhëtoi derisa, kur arriti në Beida, falënderoi Allahun, e lavdëroi dhe i madhëroi Atë (me fjalët hamdu lil- lah, Subhan-Allah, Allaliu Ekber). Pastaj ai (a.s.) dhe ata që qenë me të ngritën zërin me telbije/z me qëllim për haxh dhe për umre. Kur arritëm në Mekë, ai na urdhëroi të përfundonim gjendjen e ihramit (pasi kryem umren; kjo për ata që nuk kishin marrë kurban me vete) deri ditën e tervijes (dita e tetë e Dhul- Hixhxhes) kur ata hynë në ihram për haxh. Pejgamberi a.s. bëri kurban me dorën e tij shumë deve duke qenë në këmbë (pa i rrëzuar). Ndërsa në Medine i Dërguari i Allahut a.s. bëri kurban në emër të Allahut dy deshë me lara me brirë. (1551)
|