Kapitulli: 599. Shqiptimi i telbijes duke u kthyer nga Kibla
787.
Tregohet për Ibn Umerin r.a. se ai e ngrinte zërin me telbijen derisa arrinte kufinjtë e Haremit (kufinjtë e shenjta) të Mekës. Pastaj e ndalonte atë derisa të arrinte në Dhu-Tuva (afër Mekës), ku kalonte natën (deri në agim). Pas faljes së namazit të agimit, ai lahej. Ai i qëndronte mendimit se edhe i Dërguari i Allahut a.s. kishte vepruar kështu. (1553)
|