Kapitulli: 602. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Haxhi është'në muajt e mirënjohur." (Kuran, 2:197)
790.
Kasim Ibn Muhamed citon nga nga Aishja r.a. Hadithin e mirënjohur për haxhin. Në këtë hadith ajo thotë: "U nisëm me të Dërguarin e Allahut a.s. në muajt e haxhit, në netët e haxhit, në kohët dhe në vendet e haxhit dhe në gjendjen e haxhit. U zbritëm kafshëve në Sarif (fshat 16-17 km/10 milje nga Meka). Pastaj ai iu drejtua shokëve të tij duke u thënë: "Kushdo që nuk ka kurban me vete dhe që dëshiron të bëjë umre në vend të haxhit, mund ta bëjë një gjë të tillë (haxh temettn), ndërsa ata që kanë kurban me vete, nuk duhet të lirohen nga ihrami pasi të kryejë umren (haxh kiran)'." Aishja r.a. shtoi: "Shokët e Pejgamberit a.s. iu bindën këtij urdhri. Kështu, disa prej tyre (që nuk kishin kurban me vete), u liruan nga ihrami pasi bënë umren. I Dërguari i Allahut a.s. dhe disa nga shokët e tij qenë më të mundshëm dhe patën me vete edhe kurbanët, kështu që ata nuk mund të bënin (vetëm) umren (dhe të liroheshin nga ihrami, por do të bënin edhe umren edhe haxhin me një ihram)." (1560)
|