1. Fillimi i frymëzimit hyjnor (7) 2. Besimi (46) 3. Dituria (56) 4. Avdesi (75) 5. Gusli (18) 6. Menstruacionet (20) 7. Tejemumi (5) 8. Falja e namazit (84) 9. Sutra e atij që fal namaz (13) 10. Koha e faljes së namazeve (45) 11. Ezani (55) 12. Përshkrimi i namazit (67) 13. Xhumaja (32) 14. Namazi i frikës (3) 15. Dy bajramet (12) 16. Vitri (8) 17. Namazi për shi (14) 18. Eklipset (8) 19. Sexhdet në Kuran (6) 20. Shkurtimi i namazit (15) 21. Namazi tehexhxhud (30) 22. Namazet në xhamitë e Mekës dhe të Medines (4) 23. Veprimet e ndaluara gjatë namazit (7) 24. Sehvi sexhdeja (2) 25. Xhenazet (69) 26. Zekati (64) 27. Sadakaja e fitrit (3) 28. Haxhi (vizita në Mekë) (94) 29. Umreja (16) 30. Mahsari dhe ndëshkimi për gjahun (5) 31. Ndëshkimet e gjahut (për muhrimin) (18) 32. Vlerat dhe virtytet e Medines (17) 33. Agjërimi (53) 34. Falja e teravisë (6) 35. Itikafi (6) 36. Shitblerja dhe tregtia (65) 37. Selemi (3) 38. E drejta e parablerjes (2) 39. Dhënia me qira (6) 40. Havala (kalimi i borxhit) (4) 41. Përfaqësimi (ose autorizimi) (7) 42. Kultivimi i bujqësisë (17) 43. Ujitja (14) 44. Borxhet, bllokimi i pasurisë dhe i falimentimi (5) 45. Grindjet (4) 46. Sendet e gjetura (2) 47. Padrejtësia (18) 48. Pjesëmarrja në ortakëri (6) 49. Lënia peng në qytete (3) 50. Lirimi i skllevërve (11) 51. Dhuratat (24) 52. Dëshmitë (14) 53. Kushtëzimet (5) 54. Amanetet dhe porositë (10) 55. Xhihadi (144) 56. Fillimi i krijimit (51) 57. Ndodhitë e pejgamberëve (121) 58. Virtytet dhe meritat e sahabëve (79) 59. Betejat (113) 60. Tefsiri (94) 61. Vlerat dhe virtytet e kuranit (22) 62. Lidhjet martesore (45) 63. Shkurorëzimi (13) 64. Furnizimi dhe shpenzimi (2) 65. Ushqimet (23) 66. Akika (4) 67. Therrja dhe gjahu (13) 68. Kurbani (2) 69. Pijet (19) 70. Të sëmurit (13) 71. Mjekësia (22) 72. Veshjet (23) 73. Sjelljet e bukura (50) 74. Marrja e lejës (12) 75. Duatë (22) 76. Qetësimi i zemrës (46) 77. Kaderi (paracaktimi hyjnor) (5) 78. Beja dhe betimet (9) 79. Shlyerja e betimeve të paplotësuara (2) 80. Ligjet e trashëgimisë (6) 81. Ndëshkimet (7) 82. Dënimet (4) 83. Gjoba e gjakësit (5) 84. Pendimi (1) 85. Shpjegimi i ëndrrave (11) 86. Fitnet (12) 87. Gjykimet (11) 88. Dëshirat (2) 89. Kapja fort pas Kuranit dhe sunetit të Pejgamberit a.s. (8) 90. Teuhidi (11)
Kapitulli: 606. Epërsia dhe vlera e Mekës dhe e ndërtesave të saj
›  800 Aishja r.a. tregon: "E pyeta Pejgamberin a.s. nëse muri rrethor (pranë Qabesë), a është pjesë e Qabesë (apo jo)? Ai a.s. pohoi. I thashë: "Si është puna atëherë, përse nuk e kanë përfshirë edhe atë në ndërtesën e Qabesë?" Ai tha: "A nuk e di se populli yt (kurejshët) qenë ngushtë për para (kështu që nuk mundën ta përfshijnë edhe murin rrethor në ndërtimin e Qabesë)?" E pyeta: "Po çështja e derës së saj, pse është aq e ngritur nga toka?" Ai tha: "Populli yt e bëri këtë që të fusnin brenda kë të dëshëronin dhe të ndalonin kë të donin. Sikur të mos kishte qenë populli yt kaq afër me kohën e padijes paraislame (ata e pranuan Islamin shumë vonë dhe janë të rinj në fe) dhe po të mos kisha frikë se ata do të shprehnin pakënaqësi për këtë gjë, atëherë do ta kisha përfshirë edhe zonën e murit rrethor në ndërtesën e Qabesë, si dhe do ta kisha ulur derën e saj rrafsh me tokën." (1584)
URL:
›  801 Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i ka thënë asaj: "Po të mos ishte se populli yt është kaq afër me kohën e padijes paraislame (d.m.th. kaq të rinj në fe, sepse ata pranuan Islamin shumë vonë), do ta kisha prishur Qabenë dhe do ta kisha rindërtuar, duke përfshirë brenda saj të gjithë atë pjesë që nuk është futur në të. Do t'i kisha bërë asaj edhe dy dyer, të lindjes dhe të perëndimit (nga muri rrethor në anën veriore) duke e ngritur kështu atë mbi themelet fillestare të vendosura nga Ibrahimi a.s. (pasi kurejshët e kanë zvogëluar ndërtesën e saj)." (1586)
URL: