Kapitulli: 608. Qëndrimi i Pejgamberit a.s. në Mekë
803.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Kur deshi të hynte në Mekë, i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Vendi ynë nesër, në dashtë Allahu, do të jetë Haif Beni Kinana aty, ku paganët bënë betimin e Kufrit/7 Ai nënkuptonte me atë vend Muhassab ku fiset Kurejsh dhe Kinane vendosën marrëveshjen mes tyre kundër fiseve Beni Hashim, Beni Abdul-Muttalib dhe Beni Muttalib, se nuk do të bënin martesa të ndërsjella me ta dhe se nuk do të bënin asnjë marrëdhënie tregtie e shitblerjeje me ta, derisa ata t'u dorëzonin atyre Pejgamberin a.s.. (1589 shiko edhe 3882)
|