Kapitulli: 61. Etja për të mësuar hadithin
85.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "I thashë të Dërguarit të Allahut a.s.: "O i Dërguari i Allahut! Cili do të jetë njeriu më rne fat që do të fitojë ndërmjetësimin tënd Ditën e Kijametit?" I Dërguari i Allahut a.s. tha: "Vërtet, kam menduar, o Ebu Hurejra, se askush nuk do të ma bënte këtë pyetje para teje, sepse e kam parë përkushtimin tënd për hadithin. Njeriu më me fat për ndërmjetësimin tim në Ditën e Kijametit do të jetë ai që ka thënë: "Nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut", me çiltërsi, që buron nga the- llësia e zemrës apo e shpirtit të tij." (99)
|