Kapitulli: 614. Madhërimi i Allahut (duke thënë Allahu Ekber – Allahu është më i Madhi) brenda në Qabe
810.
Ibn Abbasi r.a. tregon se, kur i Dërguari i Allahut a.s. erdhi në Mekë, ai nuk pranoi të hynte në Qabe, e cila ishte e mbushur me idhuj. Ai urdhëroi që ata të hiqeshin prej saj, kështu që njerëzit i nxorën jashtë të gjithë idhujt, nxorën edhe piktura të Ibrahimit dhe të Ismailit me shigjeta në duar. Atëherë i Dërguari i Allahut a.s. tha: "Allahu i mallkoftë këta njerëz! Për Allah! As Ibrahimi dhe as Isamaili kurrë nuk hodhën shigjeta për të provuar fatin. Dhe këta njerëz e dinin mirë këtë." Pastaj ai hyri brenda në Qabe dhe shqiptoi tekbir në qoshet e saj, por nuk u fal në të." (1601)
|