Kapitulli: 617. Remeli gjatë tavafit për haxh dhe për umre. (Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e bëri me remel tavafin gjatë tri rrotullimeve të para dhe me ecje të lirë gjatë rrotullimeve të tjera në haxh dhe në umre). (1604)
813.
Tregohet se Umeri r.a. ka thënë: "Nuk ka më asnjë arsye për ne, që të bëjmë remel (në tavaf). Në të vërtetë, atëherë ne donim vetëm që të na shikonin kështu paganët, ndërsa tashmë Allahu i shkatërroi ata." Pastaj ai shtoi: "Megjithatë, kështu ka vepruar Pejgamberi a.s. dhe ne nuk duam që ta braktisim atë (remelin)." (1605)
814.
Nafiu tregon se Ibn Umeri r.a. ka thënë: "Asnjëherë nuk i kam lënë pa prekur këto dy qoshe të Qabesë (të Gurit të Zi dhe të Jemenit) edhe kur ka qenë e vështirë (nga dyndja e njerëzve), edhe kur ka qenë e lehtë, që kur kam parë Pejgamberin a.s. t'i prekte ato." (1606)
|