Kapitulli: 62. Si do të ikë e si do të merret dituria fetare
86.
Abdullah Ibn Amr Ibn Asi r.a. tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Allahu nuk e largon dijen duke e hequr atë nga (zemrat e) njerëzve, por Ai e largon atë me vdekjen e dijetarëve të fesë, derisa të mos mbetet asnjë dijetar. Njerëzit do të marrin për prijës të tyre njerëz të paditur të cilët, kur të pyeten prej njerëzve, do të gjykojnë me padije. Kësisoj pra,ata vetë do të ecin në rrugë të gabuar dhe do të humbin edhe njerëzit në rrugë të gabuar." (100)
|