Kapitulli: 620. Ai që bën tavafin rreth Qabesë me të arritur në Mekë para se të shkojë te shtëpia e vet
817.
Urva tregon se Aishja r.a. ka thënë: "Gjëja e parë që bëri Pejgamberi a.s. kur mbërriti në Mekë ishte se ai mori avdes dhe bëri tavafin rreth Qabesë dhe nuk qe vetëm umre (por haxh kiran). Më vonë Ebu Bekri dhe Umeri bënë të njëjtën gjë në haxhin e tyre." (1614,1615)
818.
Ibn Umeri r.a. tregon hadithin për tavafin e Pejgamberit a.s. dhe këtu shton se pas tavafit ai (a.s.) falte dy rekatë namaz dhe pastaj përshkonte largësinë ndërmjet Safa dhe Merva. (1616)
|