Kapitulli: 621. (Është e lejuar) e tolura gjatë tavafit rreth Qabesë
819.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Kur po bënte tavaf rreth Qabesë, Pejgamberi a.s. kaloi pranë një njeriu, i cili i kishte lidhur duart me një tjetër me litar a rrip a diçka të tillë. Pejgamberi a.s. e këputi atë me duart e tij dhe i tha: "Merre për dore." (1620)
|