Kapitulli: 622. Nuk lejohet tavafi, duke qenë zhveshur dhe nuk ka më haxh për idhujtarët
820.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Një vit përpara haxhit të tij të Lamtumirës, i Dërguari i Allahut a.s. emëroi Ebu Bekrin se prijës të haxhinjve. Ai më dërgoi ditën e kurbanit në shoqëri të një grupi njerëzish në Mina për të bërë një njoftim në popull (duke shpallur): "Nuk lejohet më asnjë idhujtar që të bëjë haxh pas këtij viti dhe nuk lejohet më të bëjë tavaf asnjë i zhveshur." (Shih hadithin nr. 242/369) (1622)
|