Kapitulli: 625. Është e detyrueshme ecja ndërmjet Safas dhe Mervas
825.
Urva, djali i motrës së Aishes, tregon: "E pyeta Aishen r.a.: "Si e shpjegon Fjalën e Allahut: 'Vërtet, (kodrinat) Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë e Shenjave të Allahut, prandaj ai që viziton Qabenë për haxh ose për umre, s'ka kurrfarë gjynahu nëse sillet mes tyre. Kush bën vepra të mira vullnetare, ta dijë se Allahu është njëmend Falënderues dhe i Gjithëdijshëm/ (Kuran, 2:158) Për Allah! (Duket qartë nga kjo Shpallje) se nuk ka asnjë të keqe, nëse dikush nuk e bën ecjen mes Safa dhe Merva." Aishja r.a. tha: "O nipi im! Shpjegimi yt nuk është aspak i vërtetë. Po të kishte qenë ky shpjegimi i yt i drejtë, atëherë Fjala e Allahut duhej të kishte qenë: 'Nuk është gjynah për atë i cili nuk e bën ecjen mes tyre'. Por, në të vërtetë, kjo Shpallje Hyjnore është zbritur në lidhje me cnsarct (banorët e Medines), të cilët vishnin ihram për të adhuruar një idhull të quajtur Menat, të cilin e adhuronin në një vend të quajtur Mushal-lel. Kështu, kushdo që vishte ihramin për idhullin, e quante të padrejtë dhe nuk e bënte ecjen ndërmjet Safas dhe Mervas. Kur përqafuan Islamin, ata e pyetën të Dërguarin e Allahut a.s. në lidhje me këtë duke i thënë: 'O i Dërguari i Allahut! Ne gjithnjë nuk e kryenim ecjen mes Safas dhe Mervas7. Kështu Allahu zbriti ajetin: 'Vërtet, (kodrinat) Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë e Shenjave të Allahut...” "Aishja r.a. shtoi: "Vërtet që i Dërguari i Allahut a.s. vendosi Sunetin (traditën) e bërjes së ecjes mes Safas dhe Mervas, kështu që askujt nuk i lejohet që ta lejë pa bërë ecjen ndërmjet tyre." (1643)
|