Kapitulli: 627. Gruaja në ditët e saja i bën të gjitha veprimet e haxhit përveç tavafit rreth Qabesë. Sa'ji pa avdes
827.
Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. dhe shokët e tij veshën ihramin për haxh, por askush tjetër përveç Pejgamberit a.s. dhe Talhas nuk kishte kurban me vete. Aliu erdhi nga Jemeni dhe kishte marrë me vete edhe kurbanin. Aliu tha: "Kam hyrë në gjendjen e ihramit me të njëjtin qëllim që ka hyrë edhe Pejgamberi a.s.". Pejgamberi a.s. i urdhëroi shokët e tij që të bënin umren me atë ihram që kishin dhe pas tavafit (rreth Qabesë dhe ecjes ndërmjet Safa dhe Merva) të shkurtonin flokët dhe të dilnin nga gjendja e ihramit, përve atyre që kishin marrë kurbanët me vete. Njerëzit i thanë: "Si mund të nisemi drejt Minasë (për haxh) ndërkohë që kemi qenë të lirë dhe kemi fjetur me gratë tona?" Kur kjo fjalë i arriti Pejgamberit a.s., ai tha: "Po ta kisha ditur që më parë atë që mora vesh më pas, nuk do ta kisha marrë kurbanin me vete dhe, po të mos kisha pasur me vete kurban, do të kisha dalë (isha liruar) prej gjendjes së ihramit." (1651)
|