Kapitulli: 63. A duhet të përcaktohet ditë e veçantë për gratë për t'u mësuar atyre dijen e fesë?
87.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon: "Disa gra i thanë Pejgamberit a.s.: "Burrat po na e kalojnë dhe ti po rri me ta më shurnë se me ne, prandaj cakto ti vetë edhe një ditë për ne." Kështu ai u caktoi atyre një ditë për t'i takuar ato, për t'u dhënë mësim duke i udhëzuar e duke i urdhëruar. Dhe nga ato që u thoshte atyre qe dhe kjo fjalë: "Çdo grua prej jush, së cilës do t'i vdesin tre fëmijë, do t'i ketë ata si mburojë nga Zjarri për veten." Atëherë një grua pyeti: "Po nëse i vdesin vetëm dy?" Ai (a.s.) u përgjigj: "Edhe sikur të jenë dy (do ta mbrojnë atë nga Zjarri)." (101) Nga një hadith tjetër nga tregimi i Ebu Hurejrës përcaktohet se tre fëmijët e përmendur në hadith janë të moshës së vogël, pa arritur moshën që u llogariten gjynahet, moshën e pjekurisë - të pubertitetit. (102)
|