Kapitulli: 634. Dërgimi i të dobtëve të familjes natën e Muzdelifes herët pas perëndimit të hënës (për në Mina) pasi kanë qëndruar atje duke lutur Allahun
834.
Abdullahu, robi i liruar i Esma bint Ebi Bekrit r.a., tregon: "Esmaja zbriti në Muzdelife natën e Xliem-it (të qëndruarit atje) dhe filloi të falej. Pasi u fal për pak kohë, ajo më pyeti: "O biri im! A perëndoi hëna?" Iu përgjigja: "Jo!". Kështu që ajo përsëri vazhdoi të falej për pak kohë dhe pastaj pyeti: "A ka perënduar hëna?" Iu përgjigja: "Po!". Atëherë ajo urdhëroi që të niseshim (për Mina). Ne u nisëm dhe vazhduam, derisa ajo hodhi guralecat tek Xliemrat-ul Akabe, pastaj u kthye tek vendi i saj, ku fali namazin e agimit. I thashë: "O Hanta! Më duket se kemi ardhur (në Mina) natën shumë herët." Ajo tha: "O biri im! I Dërguari i Allahut a.s. e ka lejuar këtë për gratë (i ka lejuar gratë që të veprojnë kështu)." (1679)
835.
Aishja r.a. tregon: "Kur zbritëm në Muzdelife, Seuda, e cila qe grua e shëndoshë dhe e ngathët, i kërkoi leje Pejgamberit a.s. që të largohej më herët që andej natën e Xhemë'-it dhe ai a.s. e lejoi atë. Kësisoj, ajo u largua nga Muzdelifeja përpara vërshimit të njerëzve. Ne qëndruam në Muzdelife deri në agim dhe u nisëm (me Pejgamberin a.s.), por unë vuajta aq shumë sa që më erdhi keq që nuk i kërkova leje të Dërguarit të Allahut a.s. siç i kërkoi Seuda. Kjo do të kishte qenë më e dëshiruar për mua se çdo gëzim tjetër." (1680,1681)
|