Kapitulli: 636. Kur duhet larguar nga Xhemëi (Muzdelifeja)
837.
Amr Ibn Mejmuni tregon se Umeri r.a. fali namazin e agimit në Xhemë', pastaj u ngrit e tha: "Paganët nuk largoheshin nga Muzdelifeja, derisa të lindte dielli dhe thoshin: Te të bjerë dielli në malin Thebir', por Pejgamberi a.s. vepronte të kundërtën e tyre dhe u largua që andej, përpara lindjes së diellit." (1684)
|