Kapitulli: 638. Sjellja me vete e devesë ose e lopëve e kurbanit
839.
Ibn Umeri r.a. tregon se në haxhin e Lamtumirës i Dërguari i Allahut a.s. bëri umren dhe haxhin së bashku dhe preu kurban të cilin e mori me vete nga Dhul-Hulejfa. I Dërguari i Allahut a.s. filloi me ihram për umre dhe për haxh së bashku duke therur edhe kurban. Po kështu edhe njerëzit i bashkuan umren dhe haxhin së bashku me Pejgamberin a.s.. Disa prej tyre kishin sjellë kurbanë me vete, ndërsa të tjerët jo, kështu që, kur arriti në Mekë, Pejgamberi a.s. u tha njerëzve: "Kush ka sjellë kurbanin me vete, ai nuk do të lirohet nga gjendja e ihramit, derisa të mbarojë haxhin dhe, kush nuk ka marrë me vete kurbanin, atëherë ai duhet të bëjë tavafin rreth Qabesë, të përshkojë largësinë ndërmjet Safa dhe Merva, pastaj të shkurtojë flokët dhe të lirohet nga gjendja e ihramit, ndërsa ta veshë atë për haxh më vonë (ditën e tetë të Dhul-Hixhxhes), por duhet të therë kurban. Sa për atë, i cili nuk ka mundësi për kurban, ai duhet të agjërojë tri ditë gjatë haxhit dhe shtatë ditë kur të kthehet në shtëpi (haxh temettu). (1691)
|