Kapitulli: 64. Kush dëgjon diçko (por nuk e kupton), pastaj pyet përsëri derisa ta kuptojë çështjen plotësisht
88.
Ibn Ebi Mulejka tregon se Aishja r.a. (bashkëshortja e Pejgamberit a.s.) sa herë që dëgjonte ndonjë gjë që nuk e kuptonte, pyeste përsëri, derisa ta mësonte mirë atë. Aishja tregon: "(Njëherë) Pejgamberi a.s. tha: "Kushdo që do të thirret në llogari (për veprat e veta Ditën e Ringjalljes), padyshim që do të ndëshkohet." Unë i thashë: "A nuk thotë Allahu i Lartësuar: 'Ai, me të vërtetë, do të ketë llogari të lehtë (Kuran, 84:8)'?" Pejgamberi a.s. u përgjigj: "Kjo do të thotë vetëm paraqitje e llogarive, por kujtdo që do t'i diskutohet llogaria, pa dyshim që do të jetë i humbur." (103)
|