Kapitulli: 640. Kurorëzimi i kurbanit me dorën tënde
841.
Aishja r.a. tregon se Ibn Abbasi r.a. i ka thënë asaj: "Kushdo që dërgon kurbanin e tij (në Qabe) i ndalohet gjithçka që i ndalohet edhe haxhiut, derisa ai ta therë atë (ditën e Kurbanit, dita e dhjetë e Dhul-Hixhes)." Amra shton se Aishja r.a. pas kësaj tha: "Nuk është siç ka thënë Ibn Abbasi r.a.. Unë vetë me duart e mia e thura kurorën e kurbanit të të Dërguarit të Allahut a.s., pastaj i Dërguari i Allahut a.s. ia vuri atij (kafshës së caktuar për kurban) në qafë me dorën e vet dhe pas kësaj e dërgoi atë (në Mekë) me babain tim, megjithatë asgjë e lejuar nga Allahu, nuk iu ndalua të Dërguarit të Allahut a.s. derisa u pre atje, kurbani i tij.,/ (1700)
|