Kapitulli: 649. Rruarja ose qethja e kokës pas lirimit nga ihrami
850.
Ibn Umeri r.a. tregon se
I Dërguari i Allahut a.s. e rruajti kokën pasi përfundoi haxhin.
851.
Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "O Allah! Mëshiroji ata që e rruajnë kokën." Njerëzit i thanë: "O i Dërguari i Allahut! (Lute Allahun) edhe për ata që i shkurtojnë flokët." Ai a.s. tha: "O Allah! Mëshiroji ata që e rruajnë kokën." I thanë: "O i Dërguari i Allahut! (Lute Allahun) edhe për ata që i slikurtojnë flokët." (Herën e tretë) Pejgamberi a.s. tha: "Edhe ata që i shkurtojnë flokët!" (1727)
852.
Ndërsa në versionin e këtij hadithi të treguar nga Ebu Hurejra thuhet: "Fali" nëë vend të fjalës "Mëshiroji", duke e thënë atë tri herë (për ata që e rruajnë kokën) dhe pastaj për ata që e qethin. (1728)
853.
Muavija r.a. tregon: "Ia shkurtova flokët të Dërguarit të Allahut a.s. me një brisk të gjatë nga koka e një shigjete." (1730)
|