Kapitulli: 65. Të pranishmit (në grumbullimet fetare) t'ua përcjellin dijen atyre që nuk gjenden aty
89.
Sipas transmetimit të Saidit, Ebu Shurejh r.a. tregon se, kur Amr Ibn Said po çonte forcat e tij në Mekë për të luftuar Abdullah Ibn Zubejrin, ai i ka thënë Amrit: "O prijës! Më lejo të të rrëfej se çfarë) ka thënë Pejgamberi a.s. një ditë pas hapjes së Mekës. Tha fjalë të cilën ma dëgjuan veshët, ma ndjeu zemra dhe e pashë me sytë e mi kur e tha. Pejgamberi (a.s.) lavdëroi dhe falënderoi Allahun e Madhëruar dhe pastaj tha: "Padyshim që Mekën e bëri të shenjtë Allahu dhe nuk e bënë të shenjtë njerëzit. Prandaj nuk i lejohet askujt, i cili beson Allahun dhe Ditën e Fundme, që atje të derdhë gjak dhe të presë pernët e saj. E në qoftë se ndokush diskuton se kjo gjë është e lejueshme ngaqë i Dërguari i Allahut luftoi atje, i thoni atij se Allahu ia lejoi të Dërguarit e Tij, por kurrë nuk jua lejoi juve". Më pas Pejgamberi a.s. shtoi: "Në të vërtetë, Allahu më lejoi mua vetëm pak orë (ditën e çlirimit të Mekës), ndërsa sot asaj i është kthyer shenjtëria që ka pasur, si vlera e shenjtërisë së saj (të mëparshme) dje. Është detyrë për të pranishmit që t'ua përcjelliii këtë (mesazh) atyre që nuk janë këtu." (104)
|