Kapitulli: 671. Rasti kur dikush pengohet që të kryejë haxhin
880.
Selimi tregon se Ibn Umeri r.a. gjithnjë thoshte: "A nuk u mjafton ju ndjekja e Sunetit (rrugës së ligjshme) të të Dërguarit të Allahut a.s.? Në qoftë se ndonjërin prej jush e pengon diçka për të përmbushur haxhin deri në fund, atëherë le të bëjë tazmfin rreth Qabesë si dhe ecjen ndërmjet Safa dhe Merva dhe pastaj të lirohet plotësisht nga gjendja e ihramit duke iu bërë kështu e lejueshme gjithçka që e pati të ndaluar në gjendjen e ihramit. Ndërkohë ai mund ta kryejë haxhin vitin tjetër duke prerë kurban ose të agjërojë, në qoftë se nuk ka mundësi për kurban." (1810)
|