Kapitulli: 675. Në qoftë se jo-muhrimi gjuan dhe gjahun ia dhuron një muhrimi, atëherë këtij i lejohet ngrënia e tij
884.
Ebu Katada r.a. tregon: "U nisëm me Pejgamberin a.s. (për haxh) vitin e Hudejbijes. Shokët e tij e veshën ihramin ndërsa unë jo. Na erdhi lajmi se disa armiq ishin në Gajka kështu që ne u drejtuam andej nga ata. Shokët e mi panë një gomar të egër, kur disa prej tyre filluan të qeshnin mes tyre. Kur hodha sytë andej e pashë atë, kështu që e ndoqa atë me kalin tim, e godita dhe e kapa. Kisha nevojë për ndihmën e shokëve, por ata nuk pranuan. (Kështu që unë e thera dhe e bëra gati atë krejt vetë), pastaj hëngrëm të gjithë (mish) prej tij. Pastaj ndoqa të Dërguarin e Allahut a.s. që të mos mbeteshim mbrapa. Herë e nxitoja kalin me të katra, herë me ecje të lehtë të zakonshme. Rrugës takova në mes të natës një burrë nga fisi Beni Gifar. E pyeta se ku e kishte lënë të Dërguarin e Allahut a.s.. Ai më tha se e kishte lënë Pejgamberin a.s. në vendin e quajtur Ta'hin dhe se kishte si qëllim që pushimin e drekës ta bënte në Sukja. Kështu që unë nxitova drejt të Dërguarit të Allahut a.s. derisa e arrita. I thashë: "O i Dërguari i Allahut! Më kanë çuar shokët e tu të cilët të dërgojnë përshëndetjet dhe urimet e tyre dhe i luten Allahut për Mëshirën dhe Bekimin e Tij për ty. Ata kanë frikë se mos armiku hyn mes teje dhe atyre, kështu që të luten që t'i presësh." Dhe ai (a.s.) kështu bëri. Pastaj i thashë: "O i Dërguari i Allahut! Kemi gjuajtur një gomar të egër dhe kemi edhe më (mish) prej tij." I Dërguari i Allahut u tha shokëve të tij që të hanë prej tij, edhe pse që të gjithë ishin në gjendjen e ihramit." (1822)
|