Kapitulli: 679. Ç'kafshë mund të vritet nga muhrimi brenda kufinjve të Shenjtë të Haremit
888.
Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Pesë lloj kafshësh janë të dëmshme dhe mund të vriten edhe brenda kufinjve të Haremit: sorra, skifteri, akrepi, miu dhe qeni i tërbuar." (1829)
889.
Ibn Mesudi r.a. tregon: "Kur ishim me Pejgamberin a.s. në Mina, në një shpellë, u shpall surja Mnrselat (nr. 77 - Të Dërguarit). Ai a.s. e këndoi suren dhe unë e dëgjova atë drejtpërsëdrejti nga goja e tij, sapo e këndoi atë, kur ja! Një gjarpër u hodh drejt nesh! Pejgamberi a.s. na urdhëroi që ta vrisnim. Ne nxituam për ta vrarë, por ai na iku me shpejtësi. Pejgamberi a.s. tha: "Ai shpëtoi prej të keqes suaj, ashtu siç shpëtuat edhe ju prej të keqes së tij." (1830)
890.
Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. e ka quajtur hardhucën vezeg' (gecko)165 si kafshë të keqe, por nuk e kam dëgjuar të na ketë urdhëruar për ta vrarë." (1831)
|