Kapitulli: 685. Kryerja e haxhit për një të vdekur dhe përmbushja e betimeve të tij. Burri mund të bëjë haxh për grua
896.
Ibn Abbasi r.a. tregon se një grua nga fisi Xhuhejne vjen te Pejgamberi a.s. dhe i thotë: "Nëna ime qe betuar për të bërë haxh, por ajo vdiq përpara se ta bënte atë. A mund të bëjë unë haxh për të?" Pejgamberi a.s. iu përgjigj: "Po, ta bësh haxhin për të. Sikur të kishte borxh nëna jote, a do ta shlyeje atë ti për të? Kështu pra, shlyej borxhin e Allahut, pasi Ai ka më tepër të drejtë për t'u paguar." (1852)
|