Kapitulli: 687. Haxhi i grave
898.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Kur Pejgamberi a.s. u kthye nga haxhi, e pyeti Umm Sinan Ensarija: "Ç'të pengoi ty nga haxhi?" Ajo i tha: "Babai i filanit (d.m.th. i shoqi i saj) kishte dy deve dhe bëri haxhin me njërën prej tyre, ndërsa tjetrën e përdori për të ujitur tokën tonë.,/ Pejgamberi a.s. i tha: "Kryej umre në Ramazan, (pasi) ajo është si të bësh haxh me mua (në vlerë e në shpërblim).,/ (1863)
899.
Kazaa, robi i Zijadit, tregon se Ebu Saidi, i cili ka marrë pjesë në dymbëdhjetë fushata luftarake të shenjta me Pejgamberin a.s., ka thënë: "Kam dëgjuar katër gjëra nga i Dërguari i Allahut a.s. (ose i tregoj ato nga Pejgamberi a.s.) të cilat më mahnitën dhe i vlerësova shumë lart. Ato janë: 1. Asnja grua nuk duhet të bëjë më tepër se dy ditë udhëtimi rrugë e pashoqëruar nga burri i vet ose nga një i afërm tjetër (me të cilin nuk i lejohet martesa). 2. Dy ditë nuk lejohet aspak agjërimi: ditën e Bajramit të Madh (të fitrit) dhe ditën e Bajramit të Vogël (të Kurbanit). 3. Nuk mund të falet asnjë namaz pas dy namazeve: Pas namazit të ikindisë deri në perëndim të diellit (namazi i mbrëmjes) dhe pas namazit të sabahut, derisa të lindë dielli. 4. Nuk duhet të ndërmerret asnjë udhëtim (për qëllim adhurimi), përveçse në tri xhami: Xhamia e Shenjtë në Mekë, Xhamia ime (në Medine) dhe Xhamia Aksa në Kuds (Jeruzalem).,, (1864)
|