Kapitulli: 688. Kush betohet se do të shkojë në Qabe në këmbë
900.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. pa një burrë të moshuar të ecë në këmbë mes dy djemve të tij që e mbanin për krahësh dhe pyeti për të. I thanë se ishte betuar se do të shkonte në këmbë (në Qabe). Ai (a.s.) tha: "Allahu nuk ka nevojë për torturën që i bën vetvetes ky njeri" dhe e urdhëroi që t'i hipte ndonjë kafshe. (1865)
901.
Ukba Ibn Aamir tregon: "Motra ime u betua të shkojë te Shtëpia e Allahut (në Qabe) në këmbë dhe më kërkoi të pyes Pejgamberin a.s. dhe të marr gjykimin e tij për të. Ai a.s. më tha: "Le të ecë në këmbë dhe le të shalojë ndonjë kafshë." (1866)
|