Kapitulli: 689. Haremi (territori i shenjtë) i Medines
902.
Enes r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Medina është Harem (vend i shenjtë) prej këtu deri atje (prej filan vendi deri në filan vend). Pemët e saj nuk duhet të priten, as nuk duhet të shpiken herezi në të dhe as nuk duhet të bëhen gjynahe në të. Dhe kushdo që shpik herezi ose bën gjynahe (vepra të liga) në të, atëherë ai do të tërheqë mbi vete mallkimin e Allahut, të melekëve dhe të të gjithë njerëzve." (1867)
903.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Për herë të parë me gojën time Medina bëhet e shenjtë ndërmjet dy maleve Harra (male shkëmbore me gurë vullkanikë të zinj)." Pataj shkoi te fisi Beni Harixha dhe u tha: "Shoh të keni dalë jashtë kufinjve të Haramit", por duke parë përreth tha: "Jo, ju jeni brenda kufinjve të shenjtë të saj." (1869)
904.
Aliu r.a. tregon: "Nuk kemi gjë tjetër përveç Librit të Allahut dhe këtë letër të shkruar nga Pejgamberi a.s. (në të cilën shkruhet): Medina është e shenjtë nga Mali Air në filan vend (Mali Theur) dhe kushdo që shpik herezi në të a bën gjynahe, ose strehon një njeri të tillë që sjell herezi a që bën gjynahe, atëherë një njeri i tillë do të tërheqë mbi vete mallkimin e Allahut, të melekëve dhe të gjithë njerëzve, atij nuk do t'i pranohet asnjë nga veprat e tija të mira të adhurimit, të detyruara ose të lira (nafile) qofshin. Dhe strehimi që i jep dikujt një musliman, duhet të respek- tohet nga të gjithë muslimanët, ndërsa, kushdo që tradhton muslimanin për këtë, atëherë ai tërheq mbi vete mallkimin e Allahut, të melekëve dhe të të gjithë njerëzve; atij nuk do t7i pranohet asnjë nga veprat e tija të mira të adhurimit: të detyruara ose të lira (Nafile) qofshin. Dhe kushdo (rob i liruar) që shkon ndër padronë të tjerë në vend të atyre të cilët i dhanë lirinë pa lejen e këtyre, ai tërheq mbi vete mallkimin e Allahut, të melekëve dhe të të gjithë njerëzve; atij nuk do t'i pranohet asnjë nga veprat e tija të mira ta adhurimit: të detyruara ose të lira (Nafile) qofshin. (1870)
|