Kapitulli: 692. Ç'thuhet për atë që e lë Medinen
907.
Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Njerëzit do ta lënë Medinen pavarësisht nga gjendja më e mirë që do të ketë dhe askush nuk do të banojë në të, veçse shpendë dhe kafshë të egra. Njerëzit e fundit që do të vdesin do të jenë dy çobanë nga fisi Muzejna, të cilët do t'i drejtojnë dhentë e tyre drejt Medines, por nuk do të gjejnë asnjë njeri në të dhe, kur të arrijnë në luginën Thanij-jetel-veda, do të bien të vdekur me fytyrë përtokë.,/ (1874)
908.
Sufjan Ibn Ebi Zubeiri r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Do të çlirohet Jemeni dhe do të vijnë njerëz që do të shpërngulen (nga Medina), duke nxitur edhe familjet e tyre, si edhe ata të cilët do t'u binden atyre që të shpërngulen (për në Jemen). Dhe Medina do të jetë më mirë për ta, veç sikur ta dinin! Do të çlirohet edhe Shami dhe do të vijnë nj.erëz që do të shpërngulen (nga Medina), duke nxitur edhe familjet e tyre, si edhe ata të cilët do t'u binden atyre që të shpërngulen (për në Sham). Por Medina do të jetë më mirë për ta, sikur ta dinin! Edhe Iraku do të çlirohet dhe do të vijnë njerëz që do të shpër- ngulen (nga Medina), duke nxitur edhe familjet e tyre, si edhe ata të cilët do t'u binden atyre që të shpërngulen (për në Irak). Por Medina do të jetë më mirë për ta, sikur ta dininr (1875)
|