Kapitulli: 696. Dexhali nuk do të mundet të hyjë në Medine
912.
Ebu Bekra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Tmerri i shkaktuar nga Mesihu Dexhali (Mesihu i rremë) nuk do të hyjë dot në Medine e cila atë kohë do të ketë shtatë porta dhe te secila prej tyre do të jenë dy melekë (në roje të Medines)" (1879)
913.
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Ka melekë që ruajnë hyrjet (ose rrugët) e Medines: në të nuk hyn as epidemi dhe as Dexhali." (1880)
914.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk do të ketë vend (qytet, vendbanim) ku të mos hyjë Dexhali, përveç Mekës dhe Medines; nuk do të ketë hyrje (për në Mekë dhe në Medine) që të mos ketë atje melekë të rreshtuar për ta ruajtur atë prej tij. Pastaj Medina do të dridhet tri herë bashkë me banorët e saj (tri tërmete) dhe Allahu do të nxjerrë prej saj gjithë mosbesimtarët dhe hipokritët." (1881)
915.
Ebu Said Hudriu r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. na shtjelloi një tregim të gjatë për Dexhalin dhe, mes gjërave të shumta që ai përmendi, qe edhe kjo fjalë e tij: "Dexhali do të vijë dhe do t'i jetë e ndaluar që ai të kalojë nga hyrjet e Medines. Kështu, ai do të qëndrojë në disa zona të shkreta kripore (jashtë) Medines. Atë ditë njeriu më i mirë a një nga më të mirët e njerëzve do të dalë tek ai dhe do t'i thotë: 'Dëshmoj se ti je po ai Dexhal përshkrimin e të cilit na e ka dhënë ne i Dërguari i Allahut a.s/ Dexhali do t'u thotë njerëzve: 'Nëse e vras këtë njeri dhe e sjell përsëri në jetë, a do të më dyshoni në këtë premtim?7 Do t'i thonë që jo. Pastaj Dexhali do ta vrasë atë njëri dhe do ta ngjallë përsëri. Ky njeri do të thotë: 'Tani e njoh të vërtetën për ty më mirë se më parë/ Ndërsa Dexhali do të thotë: 'Dua ta vras atë (përsëri), por nuk mundemY' (1882)
|