Kapitulli: 697. Medina e nxjerr jashtë të keqen (njerëzit e ligj etj.)
916.
Xhabiri r.a. tregon: "Një beduin erdhi te Pejgamberi a.s. dhe i dha besën se përqafoi Islamin. Ditën tjetër erdhi i sëmurë me ethe dhe i tha: "(Të lutem) ma shtyj besën (për t'u shpërngulur në Medine)." Pejgamberi a.s. e kundërshtoi tri herë kërkesën e tij pastaj tha: "Medina është si furra e farkëtarit: ajo i nxjerr jashtë papastërtitë (njerëzit e ligj e të këqinj etj.) dhe i zgjedh të mirët e i përsos ata." (1883)
|