Kapitulli: 70. Ç'thuhet për mësimin përmendësh dhe ruajtjen e dijes fetare
98.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Vërtet, njerëzit thonë që unë kam përcjellë shumë hadithe (fjalë të Pejgamberit a.s.). Po të mos kishte qenë për dy ajete në Librin e Allahut (Kuran) nuk do të kisha treguar asnjë hadith, pastaj këndoi: "Me të vërtetë, ata që fshehin shpalljet Tona të qarta, pasi ua kemi shpjeguar njerëzve në Libër, do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata (engjëj e njerëz) që janë ngarkuar të mallkojnë. Mirëpo atyre që pendohen, përmirësohen dhe tregojnë atë që kishin fshehur, Unë ua praiioj pendimin, sepse Unë jam Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti." (Kuran, v. 2:159, 160) Në të vërtet, vëllezërit tanë muhaxhirë (të shpërngulur nga Meka) qenë të zënë në treg me tregtinë e tyre. Po kështu, vëllezërit tanë ensarë (banorët vendas të Medines) qenë të zënë me punë për pasurinë e tyre (në bujqësi). Ndërsa unë, Ebu Hurejra, në të vërtet e kam shoqëruar të Dërguarin e Allahut a.s. vazhdimisht, duke u kënaqur me çfarëdo që mbushte barkun tim, prandaj dëshmova gjëra që ata nuk i dëshmuan dhe rnbajta mend gjëra që ata nuk i mësuan." (118)
99.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Njëherë i thashë të Dërguarit të Allahut a.s.: "O i Dërguari i Allahut! Në të vërtetë, unë dëgjoj prej teje shumë fjalë (hadithe), por i harroj." I Dërguari i Allahut a.s. tha: "Shtrije rrobën tënde." Dhe unë e shtriva atë përtokë siç më tha, ndërsa ai i bëri duart sikur po i mbushte me diçka (të cilën bëri sikur e derdhi në rrobën time të nderë). Pastaj tha: "Merre dhe mbështille këtë (pas trupit)." Kështu, unë u mbësh- tolla me të dhe pas kësaj (ngjarjeje) kurrë nuk harrova më asgjë prej atij." (119)
100.
Ebu Hurejra r.a. tregon: "Kam mësuar dhe kam mbajtur mend nga i Dërguari i Allahut a.s. dy lloje diturish. Sa për të parën, unë e kam përcjellë atë dhe, sa për tjetrën, sikur ta bëja atë të njohur, atëherë do të më pritej fyti (koka)!" (120)
|