Kapitulli: 709. Nuk agjërohet një ose dy ditë para Ramazanit
932.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Askush nga ju nuk duhet t'i paraprijë Ramazanit duke agjëruar një ose dy ditë përpara tij, përveç atij i cili e ka bërë zakon agjërimin (nafile) dhe kjo ditë e tij përkon me këtë ditë (një a dy ditë përpara Ramazanit); vetëm atëherë ai mund ta agjërojë këtë ditë." (1914)
|