Kapitulli: 711. Fjala e Allahut të Lartësuar: "Dhe hani e pini derisa të dallohet qartë peri i bardhë (drita e agimit) nga peri i zi (errësira e natës), pastaj plotësoni agjërimin tuaj deri në rënien e natës (pasardhëse)." (Kuran, 2: 187)
934.
Adij Ibn Hatim tregon se, kur zbriti ajeti: "Dhe hani e pini derisa të dallohet qartë peri i bardhë (drita e agimit) nga peri i zi (errësira e natës)", mora dy penj, një me qime të bardha dhe një me të zeza dhe i vura nën jastëkun tim dhe vazhdova t'i vështroj (herë pas here) gjatë gjithë natës, por nuk munda të shquaj gjë nga kjo. Kështu mëngjesin tjetër shkova tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe ia rrëfeva atij gjithë ndodhinë. Ai a.s. më shpjegoi: "Ai ajet bën fjalë për errësirën e natës dhe bardhësinë e agimit." (1916)
|