|
Kapitulli: 72. Çfarë është mirë të thotë një dijetar (i fesë), kur e pyesin se kush është njeriu më i ditur?
102.
Said Ibn Xhubeiri r.a. tregon: "I thashë Ibn Abbasit se Naufa Bikaliu pohon se Musai, bashkudhëtari i Hidrit, nuk ka qenë Musai i Bijve të Israilit (izraelitëve). Ibn Abbasi tha: "Armiku i Allahut (Naufi) ka gënjyer. Ubej Ibn Kabi më ka thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të rrëfejë: "Kur Musai u ngrit të mbante një ligjëratë para Bijve të Israilit, ata e pyetën: "Cili është njeriu më i ditur ndër gjithë njerëzit?" Musai u përgjigj: "Unë!" Allahu e qortoi atë, sepse ai nuk ia atribuoi dijen vetëm Atij. Kështu, Allahu i shpalli atij: "Te bashkimi i dy deteve është një rob i Yni, që është më i ditur sesa ti." Musa pyeti: "O Zoti im! Si mund ta takoj atë?" Allahu i tha: "Merr një peshk dhe fute në çantë dhe ec." Kështu, Musai u nis për rrugë bashkë me shërbyesin e tij, jusha Ibn Nun, derisa arritën te një shkëmb, ku të dy mbështetën kryet dhe fjetën. Peshku lëvizi fort në çantë dhe doli prej saj duke rënë në det. Atje ai mori rrugën e vet drejt si në tunel. (Kuran, 18:61). Allahu e ndaloi rrymën e ujit në dy anët e rrugës që krijoi peshku dhe kështu pra ajo ishte si tunel. Kur u zgjua Musai, shoqëruesi i tij harroi t'i tregojë atij për peshkun. Kështu ata vazhduan rrugën gjatë pjesës tjetër të ditës dhe gjatë natës. Mëngjesin tjetër Musai i tha shërbëtorit të tij: "Na e jep sillën tonë. Vërtet që jemi lodhur shumë në këtë udhëtimin tonë." (v. 18:62). Musai nuk u lodh aspak derisa kaloi vendin, të cilin Allahu e kishte urdhëruar ta kërkonte. Pastaj shërbëtori i tha: "A e kujton kur arritëm te shkëmbi? Unë e harrova peshkun; askush tjetër, përveç shejtanit më bëri që të harroj. Ai mori rrugën në det në mënyrë të habitshme." (v.18:63). Aty ishte një tunel për peshkun dhe kjo qe një çudi e madhe për Musain dhe shërbëtorin e tij! Musai tha: "Kjo është ajo që po kërkonim!" Kështu, ata u kthyen prapë duke ndjekur gjurmët e tyre të para. (v.18:64). Ata të dy u kthyen duke ecur pas gjurmëve të tyre, derisa arritën te shkëmbi. Kur ja! Aty gjetën një burrë të mbuluar me xhybe. Musai e përshëndeti atë me Selmu (Es-sclniiiu alcjkiuiil - Paqja qoftë mbi ju). Hidri i tha me habi: "A gjendet në vendin tënd një përshëndetje e tillë?!" Musai i tha: "Unë jam Musai." Ai 1 tha: "Vallë, ti je Musai i Bijve të Israilit?" Musai i tha: "Po" - dhe shtoi: "Kam ardhur tek ti që të më mësosh diçka nga dituria që të është dhënë." Hidri i tha: 'Sigurisht që ti nuk do të jesh në gjendje të kesh durim e përmbajtje me mua. (v.18:67). O Musa! Unë kam diçka nga Dija e Allahut, të cilën Ai ma ka dhuruar mua, por ti nuk e di. Edhe ti ke diçka nga Dija e Allahut, të cilën Ai ta ka dhuruar ty, por unë nuk e di atë!" Musai i tha: "Nëse do Allahu, do të më gjesh mua të duruar dhe nuk do të të kundërshtoj në asgjë." (v.18:69). Hidri 1 tha: "Atëherë, në qoftë se më ndjek mua, mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të ta zë atë me gojë" (v. 18:70). Pas kësaj, ata të dy ecën përgjatë bregut të detit, derisa aty kaloi një barkë dhe ata i kërkuan atyre që t'i lejonin ata të dy të hypnin në të. Drejtuesit e barkës e njohën Hidrin dhe i lanë të hipin në të pa pagesë. Kur ata hipën në të, papritur Musai pa se Hidri kishte hequr një dërrasë të barkës me sqepar! Musai i tha atij: "Këta njerëz na hipën në të pa pagesë, kurse ti e ke shpuar barkën e tyre që t'i mbytësh njerëzit e saj! Vërtet që ke bërë një gjë të keqe e të çuditshme' (v.18:71). Hidri i tha: "A nuk të thashë se ti nuk do të jesh në gjendje të kesh durim me mua?!" (v.18:72) Musai i tha: "Mos më qorto për atë që harrova dhe mos ji i ashpër me mua duke më sjellë vështirësi në çështjen time me ty! (v.18:73)" 1 Dërguari i Allahut a.s. vazhdoi: "Shfajësimi i parë që dha Musai, ishte se harroi. Pastaj aty erdhi një harabel, i cili u ul në anë të barkës dhe e zhyti një herë sqepin në det. Hidri i tha Musait: "Dija ime dhe dija jote, e krahasuar me Dijen e Allahut është si ajo që ka marrë ky trumcak nga deti!" Pastaj ata të dy zbritën nga barka dhe, ndërsa po ecnin përgjatë bregut të detit, Hidri pa një djalë duke lozur me djem të tjerë. Hidri e kapi atë djalë për koke dhe ia tërhoqi me duart e tija dhe kështu e mbyti atë! Musai tha: "Ke mbytur një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd! Vërtet që ke bërë një gjë të tmerrshme!" (v.18:74). Ai i tha: "A nuk të thashë se ti, me të vërtetë, nuk do të jesh në gjendje të kesh durim me mua?!" (v.18:75). (Përcjellësi i hadithit ka thënë: "faji i dytë i Musait ishte më i madh se i pari"). Musai tha: "Nëse pas kësaj do të të pyes sërish për çfarëdo gjëje, atëherë mos rnë mbaj më në shoqërinë tënde! Tashmë ke arsye (të mjaftueshme) nga ana ime (për t'u ndarë prej meje)!" (18:76). Dhe që të dy vazhduan të ecin, derisa arritën në një fshat dhe u kërkuan banorëve të tij, që t'u jepnin për të ngrënë, por ata nuk i pranuan mysafirë. Aty ndeshën një mur që ishte duke u rrëzuar (v.18:77). Hidri e rindërtoi atë me duart e veta. Musai i tha: "Ne erdhëm te këta njerëz, por ata as nuk na dhanë për të ngrënë, as nuk na pritën si miq. Po të kishe dashur, sigurisht që do të kishe marr shpërblim për të! Hidri i tha: "Kjo është ndarja ndërmjet rneje dhe teje. Unë do t'i shpjegoj ty ato gjëra për të cilat nuk munde të durosh. Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve, që punonin në det. Unë desha ta dëmtoj, sepse prapa tyre gjendej një mbret i cili merrte me dhunë çdo anije të mirë. Sa për djaloshin, prindërit e tij ishin besimtarë. Ne e dinim se (dashuria për të) do t'i çonte ata në të keqe dhe mohim, dhe dëshiruam që Zoti i tyre, në vend të atij t'u jepte një më të mirë, më të pastër dhe më të mëshirshëm. E, sa i përket murit, ai u takonte dy djelmoshave jetimë në qytet dhe, nën të gjendej një thesar i tyre. Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë, prandaj Zoti yt dëshiroi që ata të arrinin moshën e pjekurisë e ta nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt. Unë këtë nuk e kam bërë sipas gjykimit tim. Ky është shpjegimi i asaj, për të cilën ti s'munde të duroje!" (v.18:78-82). I Dërguari i Allahut a.s. tha: "Allahu e mëshiroftë Musain! (do të kishim dashur) që ai të kishte pasur më tepër durim, kështu që Allahu mund të na kishte përshkruar më tepër për ndodhinë e tyre." (122 dhe 4725)
|