Kapitulli: 720. Agjërimi ose jo në udhëtim
943.
Abdullah Ibn Ebi Aufa r.a. tregon: "Ishim me të Dërguarin e Allahut a.s. në një udhëtim. Ai (a.s.) i tha një burri (prej nesh): /7Zbrit dhe më përziej pak sevik (kaçamak me sheqer) me ujë." Burri i tha: "Dielli, o i Dërguari i Allahut, (akoma nuk ka perënduar)!" Pejgamberi a.s. i përsëriti: "Zbrit dhe më përziej pak sevik me ujë." Burri iu përgjigj: "O i Dërguari i Allahut! Dielli!,/ Pejgamberi a.s. ia përsëriti (për herë të tretë): "Zbrit dhe më përziej pak sevik me ujë." Burri i zbriti kafshës së vet dhe i përziu atij sevik me ujë. Pejgamberi a.s. e piu atë pastaj tregoi me dorë (nga lindja) dhe tha: "Kur të shihni të bjerë nata nga kjo anë, atëherë këtë kohë agjëruesi e prish agjërimin/7 (1941)
944.
Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se Hamza Ibn Amr Eshemij i cili ishte njeri që agjëronte shumë, e pyeti Pejgamberin a.s.: "A ta mbaj agjërimin në udhëtim?,/ Pejgamberi a.s. i tha: "(Si të dëshirosh), po deshe agjëro, po deshe prishe." (1943)
|