Kapitulli: 724. Shokët e Pejgamberit nuk kanë shprehur mospëlqim ndaj njëri-tjetrit për agjërimin ose prishjen e tij në udhëtim
948.
Enesi r.a. tregon: "Shpesh udhëtonim me Pejgamberin a.s. dhe asnjëherë ata që agjëronin nuk shprehnin pakënaqësi ndaj atyre që nuk agjëronin dhe as ata që nuk agjëronin ndaj atyre që agjëronin." (1947)
|