Kapitulli: 725. Kush vdes, ndërsa ka pasur detyrime agjërimi
949.
Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kush vdes, ndërsa ka pasur detyrime agjërimi (ka lënë ditë të Ramazanit pa agjërim), atëherë këto detyrime duhet t'i plotësojë duke agjëruar për të kujdestari i të ndjerit." (1952)
950.
Ibn Abbasi r.a. tregon: "Një burrë shkoi tek Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Më vdiq nëna, ndërsa ka pasur borxh për të agjëruar një muaj (Ramazan që nuk e pati agjëruar). A më duhet të agjëroj unë për të?" Pejgamberi a.s. iu përgjigj: "Po. Borxhet ndaj Allahut janë më të parët që meritojnë dhe që duhen shlyer." (1953)
|