Kapitulli: 73. Kushdo që, duke qëndruar në këmbë, pyet për diçka një dijetar fetar të ulur diku
103.
Ebu Musa r.a. tregon: "Një burrë shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Cila është lufta është për Çështjen e Allahut, sepse ndonjëri prej nesh mund të luftojë nga tërbimi e inati dhe dikush tjetër për hir të lavdisë e të kryelartësisë?" Atëherë Pejgamberi a.s. ngriti kokën, sepse pyetësi ishte në këmbë, dhe tha: "Kush lufton që Fjala e Allahut (feja e Tij, besimi i pastër islam) të jetë më e larta e mbi të gjitha, pikërisht ai lufton për Çështjen e Allahut." (123)
|