Kapitulli: 730. Agjërimi i pandërprerë lejohet vetëm nga syfyri në syfyr
955.
Ebu Said r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: "Mos agjëroni pandërprerë (visal), por, në qoftë se doni ta zgjasni kohën e agjërimit, atëherë mos e prishni atë deri në syfyr." Njerëzit i thanë: "Po ty, o i Dërguari i Allahut, të shohim ta mbash agjërimin të pandërprerë!" Ai a.s. u përgjigj: "Unë nuk jam njësoj si ju, pasi gjatë natës unë kam Një, i Cili më jep mua të ha dhe të pi." (1963)
|