Kapitulli: 733. Agjërimi në muajin Shaban
958.
Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. shpesh agjëronte aq gjatë, saqë thoshe se ai nuk hante dhe, po kështu, nuk agjëronte për një kohë të gjatë, aq sa thoshe se nuk do të agjëronte më, ndonjëherë. Nuk e kam parë kurrë të Dërguarin e Allahut a.s. të agjërojë një muaj të plotë, veç Ramazanit, ndërsa më shumë e kam parë të agjërojë gjatë muajit të Sha'banit." (1969)
959.
Aishja vazhdon tregimin e hadithit (nr. 958/1969) duke shtuar këtu se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Bëni ato punë që keni mundësinë e që janë të lehta për t7i bërë, pasi Allahu nuk lodhet e nuk do të pushojë kurrë së shpërblyeri për to, derisa ju të mërziteni e të lodheni së bëri vepra adhurimi." Ajo r.a. shton: "Namazi më i dashur për Pejgamberin a.s. ishte ai që kryhej rregullisht, edhe sikur të ishte i paktë. Sa herë që niste një namaz (shtesë), ai e falte atë rregullisht dhe në mënyrë të përkryer." (1970)
|