Kapitulli: 734. Çfarë thuhet për kohën e agjërimit dhe të mosagjërimit të Pejgamberit a.s.
960.
Enesi r.a. tregon se e kanë pyetur për agjërimin e Pejgamberit a.s.. Për këtë ai ka treguar: "Sa herë që doja ta shihja Pejgamberin a.s. agjërueshëm, do ta shilija që agjëronte dhe, sa herë që doja ta shihja që nuk agjëronte, përsëri do ta shihja (të tillë). Po kështu, nëse doja ta shihja të falte namaz çdo natë, do ta shihja të falej dhe, nëse do të doja ta shihja të flinte, përsëri do ta shihja (duke fjetur). Nuk kam prekur as mëndafsh, as kadife më të butë se dora e të Dërguarit të Allahut a.s. dhe nuk kam ndier erë misku dhe as tjetër erë më të mirë sesa era që i vinte të Dërguarit të Allahut a.s.". (1973)
961.
Hadithi i Abdullah Ibn Amrit r.a. (Shih hadithin nr. 596/1131 si dhe dy hadithet në vazhdim nr. 962 dhe 963) (1131)
|