Kapitulli: 736. E drejta e familjes (bashkëshortes) në agjërim
963.
Ndërsa në një citim tjetër po, nga Abdullah Ibn Amr Ibn Aas r.a., kur tregon për agjërimin e Daudit a.s. (hadithi nr. 596/1131), shton nga fjala e Pejgamberit a.s.: "Ndiq agjërimin e Pejgamberit Daud a.s. Ai kurrë nuk iku nga përballja në luftë (me armikun)." Abdullahi pyeti: "Prej nga mund ta fitoj unë një gjë të tillë, o Pejgamberi i Allahut?" Pejgamberi a.s. përsëriti dy herë: "Kush agjëron çdo ditë (përveç Ramazanit), është njësoj si ai që nuk ka agjëruar fare." (1977)
|