Kapitulli: 737. Kush shkon për vizitë dhe nuk e prish agjërimin
964.
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. shkoi për një vizitë tek Umm Sulejmi, kur ajo i vuri përpara hurma dhe gjalpë, ai a.s. i tha: "Ktheji hurmat dhe gjalpin në enën ku qenë, pasi jam agjërueshëm." Pastaj ai a.s. u ngrit dhe fali në një kënd të shtëpisë së saj namaz të lirë (nafile) dhe u lut për Umm Sulejmin dhe familjen e saj. Pasi mbaroi, Umm Sulejmi i tha: "O i Dërguari i Allahut! Sot kam diçka të veçantë." E pyeti: "Ç'është?" Ajo iu përgjigj: "Lutu për shërbyesin tënd Enesin." Kështu, Pejgamberi a.s. nuk la gjë të mirë nga kjo botë dhe bota tjetër pa iu lutur Allahut për mua dhe tha: "O Allah! Dhuroji atij (Enesit) pasuri dhe fëmijë dhe bekoje atë!" Kësisoj pra, unë jam nga më të pasurit e ensarëve. Po kështu për fëmijët dhe për pasardhësit e mi. Umeina, bija ime, më tregoi se kur Haxhxhaxhi hyri në Basra ishin varrosur më shumë se 120 nga pasardhësit e mi. (1982)
|