Kapitulli: 745. Fjala e Pejgamberit a.s. "Kërkojeni Natën e Kadrit në netët tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit"
975.
Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, natën kur kanë mbetur edhe nëntë ose shtatë ose pesë net [d.m.th. natën e 21-të, të 23-të, të 25-të, (dhe/ose të 27-të, të 29-të)]." (2021)
976.
Në një citim tjetër Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "(Nata e Kadrit) është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit ose të nëntën e parë, ose në të shtatën e fundit të mbetur [d.m.th. në natën e 27"të ose të 29"të, (dhe/ose në netët e tjera tek)]. (2022)
|