Kapitulli: 75. Ai që zgjedh për t'u dhënë mësime të dijes së fesë disa njerëzve përmbi disa të tjerëve, nga frika se të tjerët mbase nuk do ta kuptojnë atë
105.
Enes Ibn Maliku r.a. tregon: "Njëherë Muadhi po udhëtonte hipur pas të Dërguarit të Allahut a.s. I Dërguari i Allahut a.s. i tha: "O Muadh!" Muadhi tha: "I përgjigjen thirrjes dhe i bindem urdhrit tënd, o i Dërguaii i Allahut!" Përsëri Pejgamberi a.s. i tha: "O Muadh!" dhe përsëri Muadhi iu përgjigj njësoj, tri herë. I Dërguari i Allahut a.s. tha: "Këdo që dëshmon çiltërsisht nga bindja që ka në zemër se nuk Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut dhe se Muhamedi (a.s.) është i Dërguari i Allahut, Allahu do ta ruajë atë nga zjarri." Muadhi i tha: "O i Dërguari i Allahut! A t'jua njoftoj këtë njerëzve që të mund të gëzojnë për sihariqin?" Ai i tha: "Kur (ta dëgjojnë këtë njerëzit) atëherë do t'i mbështeten vetëm asaj." Muadhi e bëri të njohur këtë fjalë të Pejgamberit a.s. mu në prag të vdekjes, duke pasur frikë se do të bënte gjynah (se kishte mbajtur të fshehtë dijen) (128)
|